Kushtet në të cilat u realizua Revolucioni Borgjez Anglez.

Essay by cenokavajaUniversity, Bachelor'sA, November 2014

download word file, 6 pages 0.0

Kushtet në të cilat u realizua Revolucioni Borgjez Anglez.

Premisat

Anglia ishte e para nga monarkitë evropiane, e cila në kushtet e një refomimi të gjithëanshëm kaloi gradualisht nga absolutizmi mbretëror, i mbështetur me forcë nga katolicizmi, në bashkëqeverisjen e vendit mes Parlamentit dhe mbretit, një zbatim i plotë i koncepteve humaniste të bartura dhe tek reformacioni protestant. Megjithatë një kalim i tillë e kishte origjinën në ngjarje, të cilat u zhvilluan në një periudhë më të largët në kohë, atëherë kur Henri I i Anglisë më 1100 dhe kur Baronët dhe fisnikët e tjerë më 1215 detyruan Xhonin Pa Tokë të nën shkruante Magna Carta Libertatum për tu bërë e plotë më 1225 dhe më pas më 1297.

Të dy dokumentet shprehnin qartë tentativa, të cilat në kohën e tyre, revolucionare duke filluar nga njohja e të drejtës së trashëgimisë deri tek e drejta për gjykim, apo e miratimit paraprak të "të gjithë mbretërisë" të shprehura në Kartën e Madhe të Lirive të konfirmuar më vonë nga dokumenta të tjerë.

Autoriteti i vetëm që do të mund të ndalte një cënim të tillë të autoritetit mbretëror, Kisha Katolike, ishte eliminuar nga Henriku VIII me krijimin e kishës anglikane dhe Elisabeta I me qeverisjen e saj.

Sundimi i Elisabetës I ishte një ndër elementët që nxiti më së tepërmi Revolucionin Borgjez Anglez. Edhe pse qeverisi me dorë të hekurt, edhe pse qeverisja reale e Anglisë qe në duart e saj dhe të këshillit të saj, Elisabeta I e thërriti 13 herë në periudhën 1559 - 1603.

Nga ana e tyre Stjuartët ose nuk kishin aftësitë qeverisëse ose nuk mund të mos binin në tundimin e qeverisjes sipas parimit të Të Drejtës Hyjnore. Në sytë e Xhejmsit I dhe të birit Karlit I ndarja e pushtetit me Parlamentin (edhe pse mund...