Entrepreneurs vs. Executives at Socaba.com

Essay by arsielaUniversity, Master'sA, November 2014

download word file, 5 pages 0.0

"I must have a prodigious amount of mind; it takes me as much as a week, sometimes, to make it up!"

― Mark Twain

Vendimet që ne marrim çdo ditë mund të ndikojnë në rezultatet e së nesërmes, ose edhe mund të ndryshojnë komplet rrjedhën e jetës tonë. Në varësi të situatës, neve na duhet të marrim vendime të thjeshta, ose të vështira. Disa vendime ne i marrim shpejt, për të tjera mendohemi më shumë, sepse mund të jenë vendime me impakt të madh. Kur jemi të vegjël, prindërit tanë ose familjarë të tjerë, janë përgjithësisht përgjegjës për të na udhëzuar që të bëjmë zgjedhjet e duhura, supozohet se ata janë njerëzit të cilët na ndihmojnë për të dalluar të mirën nga e keqja, si dhe pasojat që rrjedhin nga veprimet apo vendimet tona. Kur rritemi, përgjegjësia mbi vendimmarrjen rritet, dhe ne përpiqemi që të praktikojmë gjërat që na kanë mësuar, ndoshta edhe vendimet mund t'i marrim në mënyrën që na është udhëzuar.

Jeta është plot me alternativa, disa prej tyre quhen vendime të "mëdha", gjatë fazave të ndryshme të jetës ne i japim formë të ardhmes tonë, dhe përpiqemi që të arrijmë objektivat e vendosura. Vendimet mund t'i quajmë si çelës për të arritur suksesin, por në disa raste ato janë shumë të vështira dhe komplekse.

Ndonjëherë ne bëjmë zgjedhje të gabuara. Bëjmë zgjedhje të gabuara, për të mësuar prej tyre. Në disa raste gabojmë sepse na testohet dhe cënohet e drejta jonë, si njeri, si qytetar, apo si student në rastin konkret. Ndodhin ngjarje të cilat mund të të vendosin para zgjedhjeve konfliktuale me vlerat apo besimet e tua, gjë e cila ndonjëherë të çon drejt vendimeve të nxituara.

Një vit më parë, në prag diplomimi, ndodhi një "incident", i cili u ashtuquajt protestë. Ishte ditë e Mërkurë,