The Future of Power

Essay by BLipaUniversity, Bachelor'sB+, November 2014

download word file, 5 pages 0.0

RECENSION

THE FUTURE OF POWER - Joseph S. Nye, Jr.

New York: Public Affairs, 2011, 298 faqe, ISBN 978-1-58648-891-8

Punuar nga: Bardh Lipa

Data e përfundimit: 13.04.2014

Recension: THE FUTURE OF POWER - Joseph S. Nye, Jr.

Nr. i fjalëve: 1,043

Filozofi i shquar Alain Badiou, në librin e tij " Philosohpy in the present" fillon argumentimin

duke thënë se, duhet lënë anash ideja e rreme se filozofi mund të flas për gjithçka 1 . Ai thotë se

filozof nuk është ai që pyetet çdo natë në emisione në lidhje me atë se çka po ndodh. Filozof i

vërtet është ai që vendos vetë se cilat janë problemet e rëndësishme, ai është dikush që nxjerrë në

pah probleme të reja për të gjithë, sepse në fund të fundit filozofia para së gjithash është kjo:

shpikja e problemeve të reja. 2

Dhe Joseph Nye në librin e tij "The future of Power" e bënë pikërisht këtë!

Veç kësaj, ai jo vetëm që nxjerrë në pah probleme të reja me të cilat duhet përballur në të

ardhmen, por edhe i trajton objektivisht çështjet më të kundruara nga studiuesit në vitet e fundit.

Çështje që lidhen me konceptin "fuqi", duke e zhveshur kështu atë nga bindja klasike për fuqinë

(fuqinë ushtarake), ai vazhdon tutje duke trajtuar evoluimin e fuqisë, ku fuqia tejkalon

kapacitetet ushtarake (sulmet kibernetike, ngrohja globale, sëmundjet), trajton mangësitë,

çorientimin, dhe pasojat që mund të sjellë matja e tanishme e fuqisë, e po ashtu lëvizjet dhe

tranzicionin e fuqisë jashtë dhe brenda shtetit, duke argumentuar kështu mundësinë e

bashkëpunimit harmonik, ndërmjet shteteve ne ngritje (Kinës, Indisë, Brazilit, Rusisë ) dhe atyre

të fuqishme (SHBA-të, BE-ja, Japonia) në fushën e jashtme, duke i bërë vend kështu njeri tjetrit,

ashtu siç i bëri Britania dikur fuqisë në rritje, Amerikës, dhe njëkohësisht duke mënjanuar...